Tevdovski: Integrimet do ta përshpejtojnë rritjen ekonomike


Me lëvizje të suksesshme në drejtim të NATO-s dhe BE-së mund të pritet përshpejtim të rritjes ekonomike, ndërsa integrimet euroatlantike do të sigurojnë mundësi për rritje më të lartë nga ajo që është projektuar për sivjet.

Këtë e thekson ministri i Financave Dragan Tevsovski në intervistën për MIA-n në të cilën thekson dhe se ekonomia e Maqedonisë po lëvizë në drejtim pozitiv.

“Nga BE-ja sigurisht që kemi përfitime të mëdha, sepse praktikisht kemi grante dhe tatimpaguesit evropianë na ndihmojnë të ndërtojmë diçka që nevojitet si autostrada dhe infrastrukturë tjetër, stacionet të filtrimit dhe të ngjashme. Afrimi drejt BE-së gjithsesi do të thotë edhe vënie nën kontroll të rregullativës, arritjeve të standardeve në të gjitha fushat”, thotë ministri, njofton Medial.mk.

Ai shtoi se për NATO-n nuk ka dilemë dhe se është aleati më i fortë ushtarak dhe kjo praktikisht garanci për siguri dhe për investuesit.

Ai nënvizoi se nëse shihen edhe bruto investimet në vendet që janë bërë pjesë e NATO-s në vitin 2004 ka rritje serioze prej 25 për qind në 31 për qind nga BPV.

Baby Boo