Detaje në lidhje me plagosjen në Tetovë: Sot gjatë ditës ka pasur përleshje fizike ndërmjet 2 grupeve


Sot gjatë ditës ka pasur përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri shkruan Pa Censurë.

SPN Tetovë ka njoftuar sonte se rreth orës 18:05 ka pranuar lajmërimin se para hyrjes së Qendrës Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri.

Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin. Vendi ku ndodhën të shtënat është nën masa të forta sigurie policore.

Policia po punon për zbardhjen e rastit.Pa Censurë

Baby Boo