Djali i Hashimi Thaçit shfaqet me maskë me logon e PDK-së gjatë votimit, detyrohet ta largojë


Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka votuar së bashku me bashkëshorten e ish-presidentit, Lumnije Thaçi.

Endrit Thaçi fillimisht është parë me një maskë ku shkruan PDK dhe bluzën “Liria ka emër”, por i njëjti kur ka hyrë për të votuar është detyruar ta largojë dhe shihet me një maskë tjetër.

Për herë të parë, Endriti ka votuar pa prezencën e babait të tij, i cili gjendet në Hagë së bashku me ish-krerët e UÇK-së.
Ndryshe deri më tani kanë votuar thuajse të gjithë krerët e partive politike që garojnë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Baby Boo