Vak*sina e SHBA-së kundër Covid-19 jep shenja premtues


Firma bioteknike amerikane Moderna tha se vak*sina e saj eksperimentale kundër sëmun*djes që e shkakton COVID-19, ishte e padëmshme dhe nxiti përgjigje imune te të 45 vullnetarët e shëndetshëm që morën pjesë në një studim të fazës së hershme. Qeveria e Shteteve të Bashkuara e mbështet vak*sinën e Modernas, e cila së shpejti do të hyjë në fazën e fundit të testimit klinik. Moderna tha se synon të regjistrojë rreth 30,000 njerëz për testimin e fazës së tretë që nis më 27 korrik.

Dhjetëra va*ksina kundër COVID-19 janë në faza të ndryshme të testimit në gjithë botën. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëm*undje Inf*ektive ka shprehur “optimizëm të kujdesshëm” se së paku një vaks*inë do të mund të zhvillohet deri në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2021.

Baby Boo