Deputeti ukrainas: “Shteti im do ta njeh Kosovën pas luftës”


Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko, në një intervistë për emisionin Prime Time, ka folur për raportet midis Kosovës dhe Ukrainës si dhe luftën aktuale në Ukrainë me Rusinë. Ai është shprehur se pasi lufta të përfundoj me Rusinë, Ukraina duhet ta njohë Kosovën menjëherë dhe se Serbia duhet të vendos a të shkojë me “Putinin e lig” apo botën e lirë.

“Ukraina do ta njohë Kosovën menjëherë pas përfundimit të luftës. E ndjej mbështetjen në rrugët e Prishtinës siç thonë njerëzit ‘Slava Ukraini’. Por, Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të shkojë me Putinin e lig apo me botën e lirë”, tha deputeti për Kanal10.

Baby Boo