Raste të rreja me Koronavirus në Tetovë


Nga gjithsej 48 raste të reja të evidentuara me virusin korona në vend, një prej tyre është nga Komuna e Tetovës, me këtë të fundit numri i të infektuarve në këtë komunë arrin në 31, kështu duke llogaritur edhe 4 persona të cilët kanë ndërruar jetë.

Numri i të infektuarve me virusin korona në Komunën e Tetovës javën e fundit është vazhdimisht në ulje, ndërsa sot është evidentuar vetëm një rast i ri.

Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të cilët gjenden në karantinë shtetërore në rajonin e Pollogut është 372 persona, edhe atë 152 në Tetovë kurse 220 në Gostivar, kurse me deklaratë të nënshkruar për vetë-izolim gjenden 28 persona edhe atë 20 në Tetovë kurse 8 në Gostivar. Përveç këtyre, janë të regjistruar edhe 201 persona, në Tetovë 177 kurse në Gostivar 47 me vendim për kontroll dhe mbikëqyrje nga Inspektorati Shtetëror Sanitar.

Në hotelet e Kodrës së Diellit që shërbejnë si kapacitete për karantinë shtetërore, respektivisht në hotelet Arena Teteks, Kodra e e Diellit dhe Slavija janë të vendosur gjithsej 210 persona. Këto kapacitete posedojnë edhe me ekipe kujdestare mjekësore nga Spitali Klinik i Tetovës për të vëzhguar gjendjen e personave të karantinuar.

24 orët e fundit vetëm, një person nga Tetova nuk e ka respektuar, gjegjësishtë e ka shkelur vendimin e qeverisë për përkufizimin e lëvizjeve, për shkak të pandemisë Covid-19.

Ndryshe, në 24 orët e fundit pozitiv në nivel nacional nga gjithsej 496 persona të testuar, me virusin korona kanë rezultuar gjithsej 48 persona, me këtë numri i të infektuarve në gjithë shtetin ka arritur në 711 kurse të shëruar janë gjithsej 41 persona, si pasojë e virusit korona gjithsej 32 persona kanë ndërruar jetë.

Baby Boo