Vozitja e biçikletës në autostradën Tetovë – Shkup dukuri e shpeshtë – A lejohet çiklizmi në autostradë sipas ligjit? (VIDEO)


Ky është vendi i kobshëm ku çiklisti 36 vjeçar humbi jetën pasi kishte mbaruar turin prej Tetovë në Shkup.
“Në qarkoren e Shkupit dje ndodhi një aksident ku humbi jetën një çiklist, ndërsa tjetri u lëndua lehtë dhe është shtrirë në spitalin e Urgjencës”. Ndërkaq zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski thotë se janë shtuar dënimet ndaj çiklistëve të vozisin në autostaadë. Kohëve të fundit është shfaqur dukuri për vozitjen e biçikletave në autostradën Tetovë-Shkup.

“Çiklistë dhe këmbësor nuk guxojnë të qarkullojnë në autostradë. Kemi një dukuri të shfaqur veçanarisht në autostradën Tetovë-Shkup. Ne këto raste i sanksionojmë por sërish kjo ka të bëjë më shumë me vetëdisimin tonë. Ka shumë vende ku mund të vozitet biçikletë dhe autostrada nuk është vend për biçikleta. E shfyrtëzoj këtë rast tu apeloj të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shpetojmë nga këto tragjedi” – thotë Toni Angellovskim, MPB.

Sipas Ligjit:
“Në autostradë, rrugë të shpejta dhe rrugë të rezervuar për trafik të automjeteve nuk guxojnë të qarkullojnë biçikletat”. Prokuroria po heton se sa ka qenë shpejtësia e veturës që ka goditur çiklistin. Ndërsa nga Urgjenca informojnë se personi i lënduar është në gjendje të mirë shëndetësore me lëndime të lehta trupore. /KlanMacedonia/

Baby Boo