VMRO-DPMNE nuk do të propozojë nënkryetar të Kuvendit


Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev tha sonte se VMRO-DPMNE nuk do të propozojë nënkryetar të Kuvendit sepse është shpenzim i panevojshëm që duhet të paguhet nga qytetarët.
“Ne kemi thënë publikisht nga seanca parlamentare se është i tepërt dhe i panevojshëm shpenzimi që po bëhet”, tha Janushev.

Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në seancën në të cilën do të diskutohet për përbërjen e re të qeverisë Janusehv deklaroi se do të kundërshtojnë politikat e këqija të cilat i realizon LSDM dhe Zaev, duke shtuar se kuadrot të cilat janë ofruar janë të vjetra dhe të shpenzuara.
“Ne do të kundërshtojmë gjithçka që LSDM-ja po përpiqet të bëjë përsëri në vend. Ne dëgjuam Zaevin siç thotë që këta janë deri tani stafi më i mirë që ata kanë, mendoj se ai nënkuptonte stafin më të mirë që ka udhëheqja e LSDM-së tani, sepse pothuajse të gjithë ata janë njësoj si më parë, ata që janë pjesë e asaj bande kriminale të zhvatjeve që e shkatërroi vendin dhe tani ata duan të vazhdojnë me të njëjtin staf”, tha Janushev.

Baby Boo