Coca Cola shtroi darka për mirësi dhe solidaritet

Të frymëzuar nga shprehitë e vendasve për t’u ulur rreth sofrës me miq dhe familjarë për të ndarë një vakt së bashku gjatë muajit të Ramazanit, Coca-Cola ka vendosur të bëjë diçka të veçantë për të shndritur këto momente të të qenurit së bashku duke i ftuar ata të bëhen pjesë e krijimit të darkës më të madhe të Iftarit.

Baby Shop Charli

Qytetarët që ishin prezent në darkat Coca-Cola të Ramazanit ishin shumë të kënaqur me atmosferën e solidaritetit, paqes, miqësisë, si dhe i mishëruan vlerat që përbëjnë idenë e të ndarit një vakt të përbashkët.

Këto darka tradicionale janë pjesë e platformës botërore “Coke & Meal”, e cila është krijuar me qëllimin që të sjell lumturi dhe hare në komunitetin e konsumatorëve.

Që nga viti 2014, Peja, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Kaçaniku dhe Vushtrria kanë mirëpritur këtë iniciativë dhe janë bërë pjesë integrale e saj, duke e shndërruar atë në një traditë të rëndësishme si për kompaninë ashtu edhe për qytetarët e Kosovës.

Fillimisht, ky aktivitet nisi si një iniciativë modeste në vetëm dy qytete të Kosovës. Mirëpo, aktiviteti vazhdoi të rritej dhe tash pas 5 viteve, përgjatë 20 darkave të shtruara në mbarë Kosovën, Coca-Cola mblodhi mbi 30 mijë qytetarë, duke shfaqur kështu mirësi dhe unitet në rrethin familjar dhe shoqëror gjatë ndarjes së Coca-Cola-së dhe një vakti të përbashkët.

Coca-Cola ka prioritet mirëqenien dhe përgjegjësinë shoqërore, dhe këtë synon ta dëshmojë përmes aktiviteteve të ndryshme edhe në Kosovë.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors