Masë e re e paraburgimit për vrasjen e Nikolla Sazdovskit


Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup duke vepruar sipas propozimit të PTHP-së në Shkup për përcaktimin e masës për paraburgim për të dyshuarit B.B dhe S.D. për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 VV me nenin 22 nga Kodi Penal sot solli vendim me të cilin e ndërpreu masën paraprake të paraburgimit për vepër penale “dhunë” dhe përcaktoi masë të re paraburgimi për vepër penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 VV me nenin 22 nga Kodi Penal.

“Masa e re do të zgjasë deri në skadimin e 30 ditëve llogaritur nga momenti kur dy personat e dyshuar tashmë janë privuar nga liria”.

Sipas raportit të policisë, B.B., S.D., dhe J.L (19) të gjithë nga Shkupi, më 29 të muajit të kaluar rreth orës 17:30 në Shkup në stacionin e autobusit në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” personat e dyshuar fizikisht kanë sulmuar N.S.

Baby Boo