Çeliku reagon ashpër për Fjolla Morinën!


Gjyla Çeliku:

Fjolla Morina, degradim total, sikur fëmijëve u promovon striptiz në ambient të hapur, por ama fajin nuk e ka ajo, sepse me shumicë ka si ajo që promovojnë trupin, drogën, hajninë, “luksin”, por asesi muzikën.
Kush e ka fajin?
Populli që i përkrah dhe nga momenti i shfaqjes së tyre në skenë të bojkotohen dhe të iket nga ato koncerte dhe evente degraduese. E tmerrshmja aty ishte që shumë fëmijë të mitur kishte në vijë të parë, të cilët janë traumatizuar “live”?
Të dashur prindër shqiptarë punoni ju me fëmijët tuaj!
Largoni fëmijët nga degjenerimi!
Edukoni fëmijët me njerëzoren dhe moralen, nëse juve ju pëlqen një event i tillë dhe doni t’ruani etikën morale duke përdorur fëmijët si vegla me moton “Nuk isha vetëm, isha me familje”, dhe vazhdoni qëndroni në atë pisllëk pa moral dhe etikë, ju gaboni sepse fëmijët i traumatizoni shkaku i epsheve t’juaja.
Në qejfet e juaja mos inkuadroni fëmijët tuaj, ato kanë moshën e tyre për qejfet e tyre.
Bojkotoni eventet e tilla dhe politikat e pista.
Hapat e juaj janë shembuj për fëmijët tuaj!
Fëmijët edukoni me dashuri dhe njerzillëk, me seriozitet për punë dhe humanizëm, me krenari dhe altruizëm!
Rruga e “famës së lekut”, rruga e fjollave, është e dëmshme për shoqërinë tonë, ndaj thoni ju STOP DEGRADIMIT!
Mua turp më vjen të postoj fotografinë, e t’mos flasim të isha pjesë e koncertit nga i cili kisha ikur sa hap e mbyllë sytë.
Një bojkot i degradimit është mesazh i injorimit!
Gjyla Çeliku

 

Baby Boo