Bebe Rexha: “Në familjet shqiptare nëse qeshni kur jeni të sëmurë, atëherë nuk jeni të sëmurë më” (FOTO)


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke u treguar mjaft aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.
Teksa shpesh publikon imazhe apo video të ndryshme nga përditshmëria, 32 vjeçarja vendosi që së fundmi t’iu tregojë ndjekësve të saj në Instagram fakte rreth familjeve shqiptare.

Asaj ia ka tërhequr vëmendjen një postim në Instagram, në të cilin shkruhej: “Në familje hispanike, nëse ti qesh përderisa ti je sëmurë, atëherë ti nuk je i/e sëmurë më”.
Me të parë këtë, këngëtarja shqiptare emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, e ripostoi atë në InstaStory, duke shkruar se kjo nuk ndodh vetëm në familjet hispanike – apo thënë më mirë familje spanjisht-folëse.

“E njëjta ndodh edhe me familjet shqiptare”, ka shkruar interpretuesja e hitit “I’m a mess”, ndërsa ka vënë një emoji të qeshur.
Rexha e cila është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar gjithmonë se është krenare me origjinën e saj dhe se është rritur në një kulturë shqiptare.
Familja nga babai e këngëtares ka prejardhje nga Dibra e Madhe në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë ajo e nënës nga Gostivari.

Baby Boo