Pendarovski: Vaksinimi është i rëndësishëm dhe duhet të kryhet pa vonesë


Vaksinimi kundër Kovid-19 përreth botës është nga vlera kyçe pa vonesë, tha presidenti Stevo Pendarovski në video-fjalimin e Samitit global virtual për lu*ftë kundër Kovid-19 “Fundi i epidemisë dhe vendosja e bazave më të mira si përgatitje për tjetrën”.

Samiti është organizuar nga presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, në margjinat e kuvendit të përgjithshëm të 76-të në Kombet e Bashkuara, që mbahet në Nju-Jork.
Që të arrihet shkallë e tillë e vaksinimit në nivel global, siç tha presidenti Pendarovski, të gjithë duhet të lu*ftojmë kundër padrejtësive sistematike me shpërndarje korrekte, inkluzive dhe të drejtë të vaksinave efikase.
Shefi i shtetit shprehu mbështetje në qëllimet e përbashkëta globale për ballafaqim me pandeminë nga Kovid-19, të prezantuara nga presidenti amerikan Bajden, duke i vlerësuar si të rëndësishme për ndërprerjen e këtij kërc*ënimi.

“Më shumë se një vit të gjithë ne jetojmë me pasoja katastrofale nga pandemia, individët dhe shoqëritë e varfëra dhe të rre*zikuara, kuptohet, edhe më shumë se të tjerët. Asnjë vend nuk mundet vetëm ta ndalë këtë pandemi. Nevojitet bashkëpunim, të mbështetemi njëri me tjetrin dhe ta mbajmë mend se Kovid-19 nuk është nën kontroll askund derisa nuk është nën kontroll gjithkund. Maqedonia e Veriut i mbështet qëllimet globale të cilat ishin prezantuar sot nga ana e presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, dhe i konsideron si të rëndësishme që të ndalet ky kërc*ënim”, tha Pendarovski në fjalim.

Ai shtoi se 55 për qind e qytetarëve në vend tashmë janë vaksinuar të paktën me një dozë.
Vaksinimi, shtoi, në vetvete nuk është i mjaftueshëm. Për ta shëruar botën, siç theksoi presidenti Pendarovski, duhet të vendosim baza të sistemit shëndetësor global më rezistent, të interuar, të drejtë dhe inkluziv i cili do të na ndihmojë të parandalojmë, zbulojmë, reagojmë dhe shërohemi nga ç’farëdo lloj pandemi të ardhshme ose kërc*ënime tjera shëndetësore globale.

Baby Boo