Caktohet ushtruesi i detyrës së kryetarit të ASh-së, ja a kur pritet të mbahet edhe Kuvendi Qendror


Aleanca për Shqiptarët javën e ardhshme mbanë Kuvendin Qendror të partisë, ku do të konstatohet dorëheqja e kryetarit të partisë Ziadin Sela, zgjidhet ushtruesi i detyrës së kryetarit dhe caktohet data për mbajtjen e kongresit të partisë. Emri i përfolur për kandidat për kryetar të kësaj partie është Arben Taravari, i cili aktualisht është kryetar i komunës së Gostivarit.

“ASH-ja javën e ardhshme do ta ketë Kuvendin, besoj nga mesi i javës ose fundi i javës, sot do ta vendosim datën dhe aty do të zgjidhet një ushtrues detyre, kryetar i partisë, deri në mbajtjen e kongresit. Në kongres anëtarësia e ASH-së do të vendosë se kush do të vazhdojë me udhëheqjen e Aleancës”, tha Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.

Baby Boo