Burri vr*et gruan pasi ia shërbeu sallatën me vonesë


Një burrë në Uttar Pradesh të Indisë, u arr*estua pasi vr*au gruan e tij dhe pl*agosi në mënyrë kr*itike djalin e tij, derisa ko*nflikti thuhet se nisi gjatë darkës për shkak se iu shërbye sallata me vonesë.
Sipas raportimeve të shumta, kr*imi ndodhi të hënën në mbrëmje në rrethin Shamli, kur i ak*uzuari 45-vjeçar, Murli Singh – kërkoi që gruaja e tij t’ia shërbente sallatën me darkën e tij.

E zënë me punë të tjera, gruas së tij, Sudesh, iu desh më shumë nga sa priste për të përgatitur dhe shërbyer sallatën, duke bërë që Singh të ze*mërohej me të.
Hindustan Times raportoi se vonesa çoi në një grindje midis çiftit që shpejt mori kthesën për më të keqen.
Singh, së fundi përdori një shat kopshti drejt gruas së tij. Singh thuhet se su*lmoi edhe djalin e tij 20-vjeçar, Ajay, me këtë mjet, i cili ky i fundit ndërhyri në grindje në një përpjekje për ta shpëtuar nënën e tij.

Burri thuhet se më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Duke dëgjuar br*itmat, fqinjët e familjes nxituan për në shtëpi the thirrën policinë.
Sudesh dhe Ajay u dërguan të dy në spital, ku gruaja u shpall e vd*ekur dhe derisa Ajay thuhet se ishte në gjendje kr*itike. Mediet raportojnë se 20-vjeçari është ende duke u rikuperuar në spital.

Baby Boo