Fituesi i Eurovisionit del negativ në testin e dro*gës


Vokalisti i grupit italian, Maneskin, Damiano David, që fitoi në festivalin e këngës evropiane “Eurovision”, ka dalur negativ në testin e dr*ogës, thanë organizatorët e festivalit.
Pamjet të cilat e shfaqnin atë me kokë të ulur në tavolinë, në zonën e mikpritjes së festivalit, u bën virale dhe shkaktuan reagime dhe spekulime se ai mund ketë konsumuar substancë na*rkotike.

David u pyet për pamjet gjatë një konference shtypi të dielën dhe ai tha se kishte parë poshtë sepse kitaristi, Thomas Raggi, kishte thyer një gotë.
“Asnjë përdorim dr*oge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur”, tha Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU), që është organizator i festivalit.

EBU me bazë në Gjenevë tha se pas aku*zave për përdorimin e drogës në prapaskenë, ajo kishte rishikuar faktet, duke përfshirë kontrollimin e të gjitha pamjeve në dispozicion.
Damiano David vullnetarisht iu nënshtrua një testi dr8oge të hënën dhe EBU e ka parë rezultatin.
Grupi italian ishte në konkurencë të ngushtë më Francën dhe Zvicrën, por arriti 524 pikë duke u shpallur fitues me këngën e tyre “Zitti e Buoni”.

Më herët kishin reaguar edhe zyrtarë të qeverisë franceze. Ministri francez për Evropën, Clement Beaune kishte bërë thirrje për “transparencë totale”.
“Nëse ka një problem, ka ndëshkime duke përfshirë edhe skualifikimin e mundshëm”, tha ai.

Eurovision, është një festival që shikohet nga qindra miliona njerëz çdo vit.
Festivali Eurovision për herë të parë u mbajt më 1956, me qëllim të bashkimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Baby Boo