Bislimoski: “Apelojmë për kthimin e furnizimit normal me energji elektrike në të gjithë vendin”


Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE) apelon deri te operatorët e rrjetit të energjisë elektrike që të ndërmarrin të gjitha masat për të rikthyer furnizimin normal me energji elektrike në mbarë vendin, tha sot për MIA-nënkryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

Ai theksoi se furnizimi me energji elektrike tashmë është rikthyer në pjesë të caktuara, por apeloi për masa shtesë. “Ne e dimë se tashmë po ndërmerren aktivitete serioze dhe se në kushte ku ka borë, në disa pjesë është rikthyer furnizimi me rrymë, por edhe një herë apelojmë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në të gjithë vendin”, tha Bislimoski.

Baby Boo