Palevski i shkruan ministrit Lloga: Kalkulimet e partnerit të koalicionit për zgjedhjet e vonuan ekstradimin tim


Më 7 dhjetor 2023, sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, Maqedonia i ka dërguar kërkesën për ekstradim Palevskit, i cili pretendon se ministri i Drejtësisë nuk ka bërë asgjë për ta sjellë para organeve të rendit në vend. Palevski në letrën thotë se ministri Lloga ka pasur detyrë partiake nga partneri i koalicionit që gjatë zgjedhjeve të jetë jashtë Maqedonisë.

Ministri Krenar Lloga dje në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se Maqedonia ka marrë njoftim nga Turqia se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve maqedonase për ekstradimin e Ljupço Palevski-Pallço.

Ljupço Palevski Palco në Maqedoni dyshohet për një vrasje të dyfishtë, të vajzës 14-vjeçare Vanja Gjorçevska dhe veleshanit Pançe Zhezhovski.

Palevski është në arrati që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar. Vrasja e Vanja Gjorçevskës është kryer pas rrëmbimit të saj teksa ajo ishte duke shkuar në shkollë. Është likuiduar afër Shkupit.

Katër persona të tjerë dyshohen për vrasjet, mes tyre edhe babai i të vrarës Vanja, i cili u la në arrest shtëpie javën e kaluar.

Baby Boo