Vjosa Osmani largon të dhënat e Hashim Thaçit nga faqja e Presidencës


Vjosa Osmani sot është emëruar ushtruese e detyrës së Presidentit së Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Me të marrë detyrën, Vjosa Osmani ka vendosur të dhënat e saj në web-faqen e Presidentit të Kosovës, ku deri më sot ishin ato të Presidentit paraprak, Hashim Thaçi.

Pas marrjes së detyrës, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, është deklaruar për herë të parë nga pozita, që Hashim Thaçi e lëshoi paradite, për t’u nisur në Hagë.
Osmani thotë se vendi është duke kaluar në një situatë të vështirë, e shton se shteti forcohet nga sfidat që i përballon.

Baby Boo