Bislimi i PDK-së: Qeveritarët manipulojnë me shifra, Kosova ka më shumë epidemiologë për kokë banori sesa vende shumë të zhvilluara


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës për rini që është njëherazi edhe mjek, Donjet Bislimi, ka reaguar për deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë në ikje, se Kosova nuk ka mjaftueshëm ekspertë e për rrjedhojë s’ka kapacitete të bëj më shumë.

Në postimin e tij në rrjetin facebook, Bislimi ka thënë se ky është një justifikim i rremë që po përdoret nga zyrtarët e Vetëvendosjes për të fshehur dështimin e qeverisë me ccështjen e testeve. Ai paraqit të dhënat statistikore të SHBA-ve ku ka pasur 0.72 epidemiologë për 100 000 banorë ndërsa Kosova 22 për 100 000 banorë ose 69% më shumë.

Po ashtu ai vë në dukje se nuk vlejnë justifikimet e qeverisë se kinse nuk ka ekspertë mjaftueshëm për të bërë më shumë teste. Sipas Bislimit testi RT-PCR që përdoret për të zbuluar koronavirusin, nuk është diccka e komplikuar për një person që ka mbaruar për mjekësi. Ai shtron pyetjen “A nuk mjaftuan 7 javë që të trajnohen dhjetëra ekspertë të tjerë ne bërjen e këtij testi?!” Bislimi thekson se Kosova ka mbi 500 mjekë që ende nuk po gjejnë vend pune brenda Kosovës dhe secili prej tyre lehtësisht mund të trajnohet për të bërë këtë test. Prandaj nuk ka justifikim të vlefshëm për të mbuluar dështimin me testet.

Postimi i plotë i Donjet Bislimit në facebook është më poshtë.

Ndodhemi në mes të epidemisë së përhapur në të gjithë botë. Ndërkohë që shumë vende të tjera e kanë kaluar pikun, Kosova vetëm sa është duke i shtrënguar masat dhe lakorja vazhdon në rritje. Një ndër zgjidhjet kryesore të rekomanduara prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shtimi dhe shpeshtimi i testeve. Qeveria e Kosovës jo vetëm që gjendet në fund të listës së Evropës për nga numri i testeve, por edhe ka gënjyer disa herë për to dhe e ka poshtëruar Kosovën duke pranuar 1000 teste lëmoshë nga Serbia.

Gjate gjithë kësaj periudhe, Partia Demokratike e Kosovës ka vepruar në mënyrë konstruktive dhe ka propozuar ndërmarrjen e një fushate masive gjithëpërfshirëse të testimit. Por, zëri ynë ka rënë në vesh të shurdhur. Ende mungojnë testimet e nevojshme të cilat do të zbulonin rastet ne faza të hershme dhe do të dihmonin në menaxhimin më të mirë.

Qeveria e shkarkuar e Kosovës çdo vërejtje tonën po e justifikon me pretendimin se këtë situatë kështu e kanë trashëguar, duke ia vënë fajin qeverive pararendëse për situatën. Kjo është qesharake sepse faktikisht sot janë prodhuar edhe teste për Covid 19 nëpër botë që mund të vetë-administrohen dhe që dërgohen me postë.

Dështimin qeveria po e mbulon me argumentin se Kosova ka ngelur me pak ekspertë, gjë që është tërësisht e pavërtetë. Madje mund të thuhet se Kosova ka mbi 500 mjekë që ende nuk po gjejnë vend pune brenda Kosovës, mes tyre përfshihem edhe unë si mjek i diplimuar. Për mos të folur për shumë të tjerë që po detyrohen të largohen në Evropën Veriore.

Në IKSHPK janë 22 epidemiologë për të gjithë vendin dhe po thuhet se ky është numër tepër i vogël, gjë që është e pavartetë. Nga një hulumtim i thjeshtë interneti, shihet se Kosova në fakt paska më shumë epidemiologë per kokë banori sesa vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sikurse mund të tregoj ky studim shkencor dhe qindra të tjerë të ngjashëm , Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë mesatarisht 0.72 epidemiologë per 100.000 banorë ndërsa ( 22 për 1.8 milionë banorë) ndërsa Kosova ka 1.22 epidemiologë për 100 000 banorë. Për ta thënë më drejtpërdrejtë, Kosova mesatarisht për kokë banori ka 69% më shumë epidemiologë sesa SHBA-ja.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3001826/

Poashtu, kryeministri i shkarkuar Kurti dhe ai i shëndetësisë në ikje Vitia ka thënë shumë herë se kapaciteti aktual i institucioneve tona nuk mund të përballoj më shumë se kaq testime dhe nuk ka mjaftushëm staf për të përdorur metodën RT-PCR. Metoda aktuale kërkon materialin gjenetik të virusit (ARN) në qelizat e pacientit. Për të zbuluar praninë e ARN-së në kampionin e pacientit, laboratorët kryejnë një provë të quajtur RT-PCR (reverse transcriptase polymerase chain reaction). Testi në fjalë nuk kërkon prodhimin e “anijeve kozmike” sikurse ka përfshirë ministri Vitia në bizneset e lejuara në Kosovë, por është një teknikë lehtësisht e mësueshme për qindra njerëz që kanë studiuar biologji apo mjekësi në Kosovë. A nuk mjaftuan 7 javë që të trajnohen dhjetëra ekspertë të tjerë ne bërjen e këtij testi?!

Si përfundim, të gjitha pretendime se nuk ka ekspertë janë mashtrime të pastra. Në Kosovë thjesht nuk ka teste sepse kjo qeveri ka dështuar në blerjen e tyre. Kjo është përgjegjësia e drejtpërdrejtë e qeverisë së shkarkuar, dhe pas pandemisë kjo çështje kërkon edhe një hetim parlamentar për të gjetur përgjegjësit e kësaj neglizhence me kosto të madhe njerëzore

Baby Boo