Besim Nebiu: “Jetëgjatësia e kësaj Qeveria varet nga bisedimet me Bullgarinë”


Analisti politik Besim Nebiu në emisionin Debativ në TV SHENJA, duke folur për zhvillimet e fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë tha se është shumë e vështirë kur negociohet për thelbin e asaj se kush je.
“Bullgaria me bllokimin e Maqedonisë në tre samitet e fundit të ministrave të punëve të jashtme, u kthye në shenjë të kritikave të shteteve, sidomos ato perëndimore dhe natyrisht ka presion, duke qenë se nuk e bllokon vetëm Maqedoninë por edhe Shqipërinë”, tha Besim Nebiu.

Ai tha se pozita e Maqedonisë është se duhet të bëj kompromis në mënyrë që të arrihet marrëveshje.
“Maqedonia ka konkurruar për anëtarësim dhe Bullgaria e ka veton. Në vitin 2019 ish kryeministri Zaev tentoi që të krijoj narrativ në opinionit maqedonas për gjetje të kompromisit dhe kishte reagim të ashpër. Kjo tregon se opinioni këtu është kundër gjetjes së marrëveshjes. Rrugëdalja duhet të jetë nëpërmjet gjetjes së një forme që lëshim të jetë për njërën anë, por edhe nga pala tjetër”, u shpreh Besim Nebiu.

Nebiu tha se LSDM të vetmen shpresë të cilën e ka është të fillojë negociata me Bashkimin Evropian.
“Nëse nuk ka zgjidhje dhe fillim të bisedimeve me BE-në atëherë kjo Qeveri e LSDM-së nuk ka asnjë adut për kohëzgjatje më të madhe të kësaj Qeverie”, tha Nebiu.

Baby Boo