“Bëri ulje emergjente, piloti i helikopterit flet: Pësoi defekt në ajër!”


Altin Lama ishte piloti i helikopterit “Shega-Air” që bëri ulje të detyruar sot pranë Unazës së Korçës.

Në një prononcim për Report Tv, Lama tha se mjeti pësoi defekt teknik në ajër dhe ulja pranë lulishtes në Korçë ishte e detyrueshme. Sipas tij, nga incidenti nuk ka të lënduar, përveç dëmtimeve të mjetit.

Altin Lama, piloti i helikopterit: Helikopteri ka bërë ulje të detyruar në Korçë. Shkaqet e kësaj ulje janë teknike. Nuk ka dëme në njerëz, ka dëmtime të lehta mjeti. 
Altin Lama, piloti i helikopterit

Baby Boo