Aida Doçi tregon pse ka dëshirë të agjëroj në Ramazan


Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet si një praktikuese e rregullt e fesë islame.

Meqë sot (e shtunë) zyrtarisht kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit, ajo në një intervistë për Prive ka folur për këtë kohë duke treguar se agjëron prej shumë vitesh.

Ajo ka treguar një rast ndërkohë që po performonte në një mbrëmje të maturës. “Çdo herë çdo vit para se të vij Ramazani, e kam at ndjenjën nuk e di nuk mundem ta përshkruaj se çfarë emocioni është. Në Ramazan zakonisht e lus gjithë Zotin që të ma mundësoj që të pres çdo vit më shumë, çdo Ramazan. Kam qejf me agjëru, nuk e di të gjithë njerëzit në Ramazan më duken shumë të mirë. Të gjithë më duken pa gjynahe, krejt të qetë të butë, përcjellin më shumë dashuri. Është vet muaji i bekuar”, ka thënë Doçi.

“Zakonisht për Ramazan më duket gjithmonë janë mbrëmjet e maturave, kam pasur rastin që kam shkuar, në 20:00 ka qenë iftari unë vetëm e kam pirë një gotë ujë dhe kam vazhduar, pa ngrënë bukë fare”, vazhdoi më tej ajo.

Aida ndërkaq tha se ka përgatitur edhe disa ‘ilahi’ që do të lansohen gjatë këtij muaji të madhërishëm.

Baby Boo