VMRO-DPMNE bojkoton referendumin, kërkojnë para nga shteti për fushatë


Pas vendimit të Kuvendit të RM-së se nga aty do të udhëhiqet kampanja e referendumit, dhe me para nga buxheti i shtetit do të paguhen secili deputet që do të del në kampanjë, sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka kërkuar që t’i sigurohen mjete financiare për të bërë fushatë për bojkot të referendumit, shkruan Gazeta Maqedonia

Është një veprim që nuk shihet shumë shpesh, me paratë e popullit të bësh fushatë kundër të ardhmes së tyre!

Kërkesa e deputetit Milloshovski: në, Antonio Milloshovski deputet i VMRO-DPMNE-së në koordinim me koordinatorin e grupit të parlamentarë të VMRO-DPMNE-së, ju njoftojë se do të marr pjesë në propagandën publike në referendumin që vjen me qëndrim bojkoti sepse jam kundër çështjes së referendumit, ndërsa bojkoti është opsion demokratik i garantuar dhe i njëjti në përputhje me traditat demokrate të RM-së nga viti 2004 dhe në pajtim me Kodeksin e Komisionit të Venecias, nga Këshilli Evropian në vitin 2007. Duke pasur parasysh që propaganda publike udhëhiqet me me harxhime personale, ndërsa si propozues i autorizuar Parlamenti i Republikës së Maqedonisë mund të udhëheq propagandë publike, kërkoj që të më sigurohen mjete për këtë qëllim./Pacensure

Baby Boo