Nuredini: “Kemi një ofertë për Kodrën e Diellit, investim mbi 50 milionë euro”


Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini nga Bogovina e Tetovës ku mori pjesë në një aksion pyllëzimi, ka njoftuar se shteti ka pranuar ofertë serioze nga një kompani e huaj për të investuar në zhvillimin e qendrës rekreative të skijimit Kodra e Diellit. Ai thotë se oferta i ka kaluar Komisionit për Investime Strategjike, detajet do të dihen kur të diskutohet për këtë në seancën e Qeverisë javën e ardhshme.

“Këtë javë në Komisionin për Investime Strategjike ka kaluar një pikë dhe presim seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas një jave do ta shpallim emrin e një kompanie që është nga Europa Qendrore me përvojë të madhe në resortet e skijimit – tha Nuredini. Javën e ardhshme do të dihet nëse do të jetë partneritet publik-privat.

“Do të jetë një investim strategjik me një ligj për investimet strategjike. Do të jetë një investim i madh dhe do të prezantojmë dokumentacionin e plotë. Gjithmonë kam thënë që derisa të kemi një ofertë zyrtare nuk do të flas për të. Por ne kemi një ofertë tani. Ata kanë shumë përvojë, kur të kalojë pika e qeverisë do të jetë zyrtare dhe do t’i dorëzojmë publikut të gjitha dokumentet që të jenë transparente, do të jenë më shumë se 50 milionë euro investim me skilift të rinj, hotele të reja dhe gjithçka tjetër. që duhet për të pasur një ski – resort që do të ketë standarde të mira, theksoi Nuredini. Ai po ashtu informoi se plani i menaxhimit për Parkun Kombëtar “Mali Sharr” është në fazën përfundimtare, do të finalizohet dhe do të miratohet nga Qeveria.

Baby Boo