Bëri thirrje për vrasje në FB, Policia e interviston dhe hap rast për kanosje


Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin, e ka cilësuar si kanosje disa postime të një qytetari nga Podujeva, i cili kishte shkruar kërcënime për vrasje të liderëve.

Sot policia i kishte shkuar në shtëpi por nuk e kishte gjetur. Ndërkohë, më vonë i njëjti është paraqitur në polici dhe në konsultim me prokurorin është hapur rast penal i kanosjes.

Zyra për Informim e Policisë ka treguar se pas intervistomi është dërguar lënda në procedurë të rregullt pasi kështu ka vlerësuar prokurori.

_____________________________________

Identifikohej në FB me rroba policie, bëri thirrje për vrasje, hetuesit s’e gjetën në shtëpi

B.H nga Podujeva ka kërcënuar me vrasjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të tjerë shtetëror. I njëjti identifikohet në rrjetin social Facebook me rroba policie. Për këtë rast janë deklaruar në Policinë e Kosovës.

Nga Zyra për Informim e Policisë i kanë thënë Gazetës Express se personi në fjalë nuk është pjesëtar i PK’së, por se është emër i njohur për policinë dhe se i njëjti është kërkuar në vendbanimin e tij, por se nuk e kanë gjetur.

“Lidhur me interesimin tuaj dhe pyetjet tuaja, personi për të cilin keni pyetur nuk është pjestar i PK-së, megjithatë policia është interesuar për identifikimin e tij, i njëjti është një qytetar nga një fshat i komunës së Podujevës, është i njohur për policinë. Policia e ka kërkuar në vendbanimin e tij, por se ka hasur”, kanë deklaruar nga Policia.

Për postimet kërcënuese në Facebook, thonë se është njoftuar prokurori kujdestar dhe se policia do ta trajtojë rastin.

“Për veprimet (postimet kërcnuese në facebook) të tij është njoftuar prokurori kujdestar, policia do ta trajtojë në bashkëpunim me organet e drejtësisë rastin se a është konsumuar ndonjë vepër penale me këtë rast, për veprimet tjera u njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e PK’së.

Baby Boo