Beograd e Torino, festimet ‘prekin’ tragjedinë

Festimet për titullin e fituar nga Crvena Zvezda në kampionatin serb të futbollit për pak sa nuk u shndërruan në një tragjedi. Autobusi i skuadrës së saposhpallur kampione mori flakë ndërsa po bënte paradën tradicionale me futbollistët dhe stafin teknik në bord.

Baby Boo Tinex

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas një ore arritën të shuajnë flakët. Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar nga ky incident që mesa duket u shkaktua nga hedhja e fishekzjarreve në vendin e ngjarjeve.
Situata u normalizua dhe futbollistët e Crvena Zvezdës iu drejtuan stadiumit për të festuar këtë titull të shoqëruar nga më shumë se një mijë tifozë.

Crvena Zvezda e fitoi titullin kampion pasa fitores 5-1 me Vozhdovac, titull ky që ishte i 28 në historinë e këtij klubi.
Edhe në Torino e shtuna ishte ditë festimesh. Juventusi që fitoi titullin e 7 radhazi kampion i Italisë, pas përfundimit të ndeshjes me Veronën, zhvilloi paradën me autobus të hapur në rrugët e qytetit ku kishin dalë mbi 10 mijë tifozë për të përshëndetur idhujt e tyre. por edhe këtu për pak sa nuk ndodhi tragjedia.
Një kamion me tifozë të Juventusit që ishte në këto festime pësoi një aksident ku mbetën të plagosur 6 persona, 2 nga të cilët janë në fgjendje të rëndë.

Nuk dihet shkaku që provokoi këtë aksident, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, punonjësit e policisë bashkiake, ata të policisë dhe karabinierët. Sipas të dhënave të para, mjeti ku ishin tifozët kishin dëmtuar kavot e një tramvaji duke shkëputur edhe energjinë elektrike të tij.

Restorant Lumare