Mbi 40 vite dënim për kumanovarët që shkaktuan incident të armatosur në Reçicë të Vogël


Gjykata Themelore e Tetovës ka sjellur vendim për incidentin që ndodhi më 5 prill të vitit të kaluar në Reçicë të vogël, ku për pasojë një person mbeti i ekzekutuar dhe dy të tjerë u plagosën. Gjykata ka shpallur fajtor Nuredin Misimin, të cilit i është shqiptuar dënimi me 14 vite prapa grilave.

Hajredin Misimi është dënuar me 6 vite prapa grilave të mbetur në tentativë, po ashtu edhe Florim Misimi 6 vite për ekzeekutim të mbetur në tentativë. Ndërkohë që Irfan Misimi, Bashkimi Misimi, Mursel Misimi dhe Driton Ferati janë dënuar me nga 6 muaj prapa grilave për pjesëmarrje në rrahje.

Agron Dervishi është dënuar me 8 vite prapa grilave në mungesë, ndërsa  Bekim Rexhepi me 6 vite. Avokatët e të akuzuarve janë shprehur të pakënaqur me vendimin e shqiptuar nga gjykata dhe kanë paralajmëruar se do të ankimojnë vendimet.

Baby Boo