Dëshmitari 5: Anëtarët e UÇK-së i morën familjarët e mi


Dëshmitari 5 në Gjykatën Speciale të Hagës po vazhdon dëshminë e tij.
Dje, ai ka deklaruar se anëtarë të UÇK-së ia kanë marrë familjarët e tij me veturë, teksa sot ai tha se menjëherë pas marrjes së tyre, e ka marrë armën dhe është nisur me veturë pas tyre.
Biseda e dëshmitarit me prokurorinë:
Prokurorja: Anëtarë të UÇK-së morën të afërmit tuaj. Ti shkove prapa tyre?
Dëshmitari 5: Po
Prokurorja: Pse
Dëshmitari 5: Me këqyr çka u bo pse i morën.
Prokurorja: Kur po i ndiqje mrapa, a pe ndonjë polic serb?
Dëshmitari 5: Nuk dëgjohet
Prokurorja: Forca serbe a pe gjë gjatë rrugës?
Dëshmitari 5: Nuk dëgjohet
Prokurorja: Pas pak erdhe tek një vend ku duhej të merrje vendim cilën rrugë të ndiqje.
Dëshmitari 5: Po.
Prokurorja: Pasi morën të afërmit tënd dhe ti more veturën, kur shkove deri në një vend dhe aty t’ desh të marrësh vendim për rrugën trup apo rrugën tjetër. A mund të na shpjegosh cka kishte në secilin drejtim?
Dëshmitari 5: Pasi e kam marrë kerrin, e kam marrë edhe armën edhe i kam hyp kerrit që i kanë marrë të afërmit e mi me maska. Me dalje të fshatit i kanë zbrit dy të afërmit e mi nga makina, edhe babën e kishin lanë mrena në makinë. Edhe këtyne..Seancë private
Prokurorja: Kush e kontrollonte atë anën që more ti?
Dëshmitari 5: Policia ishin nga fshati 8 kilometra larg. Ishte nën kontroll të UÇK-së.
Dëshmia e tij ka vazhduar në seancë private./Arbresh.info

Baby Boo