Soni Malaj: Timberland idhull, u mahnit nga kënga ime! Si u ndjeva kur më bëri follow


Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Kënga Magjike” me një këngë që ka ardhur nga bashkëpunimi me Flori Mumajesin.
“Versioni im” është titulli i këngës që u komentua gjatë, pikërisht se Flori dhe Soni u rikthyen në një bashkëpunim pas 10-vitesh. Por jo vetëm kaq! Soni Malaj ka marrë gjithashtu edhe vëmendjen e producentit, reperit të famshëm, Timbaland.

Ky i fundit e ndjek këngëtaren shqiptare në rrjetin social “Instagram”, e madje edhe i ka shkruar mesazhe. “Wow”, është një nga mesazhet që reperi me famë botërore i ka shkruar Sonit në “Instagram”.
E ftuar në Breaking në Top News ditën e sotme, Soni foli lidhur me këtë çështje dhe tha se u ndje shumë e nderuar, pasi e ka pasur idhull këngëtarin e famshëm.
“Ishte një ftesë që më erdhi nga Flori, për të marrë pjesë në Këngën Magjike, erdhi shumë natyrshëm dhe më pëlqeu si këngë. Timberland? E kam pasur idhull dhe një këngë e imja është mbështetur tek ai.

Kur ai më shkroi, më bëri dhe follow, u ndjeva shumë mirë, por nuk i kam kthyer përgjigje akoma”, u shpreh Soni. Lidhur me këngën që merr pjesë në Këngën Magjike “Versioni im”, Soni thotë se e goditi teksti në fillim.
“Këtë verë po punoj për një këngë ritmike, me një reper nga Kosova. Kështu këngësh pret publiku, më ritmike më alegro”, zbuloi këngëtarja shqiptare.

Baby Boo