Sejdiu demanton lajmin se vllau i tij është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike


Pas publikimit të lajmeve në disa mediume se vëllau i kryetari të komunës së Zhelinëss, Blerim Sejdiu është me lëndë narkotike, ka reaguar ky i fundit duke i cilësuar këto infomarcione si të pa vërteta.

Ja reagimi i Sejdiut;
“Mediume të afërta me pushtetin, janë duke përdorur propaganda famë keqe për të dëmtuar imazhin tim dhe të familjes time me preteksin kinse vllau im është kapur nga policia me lëndë narkotike.
E ndiej për obligim të njoftoj opinionin publik se vllau im nuk është i involvuar në asnjë aferë ashtu si pretendojnë disa portale pro qeveritare.

Është për keqardhje që oponentët politikë duke mos pasur argumente politike kundër mua tentojnë të dëmtojnë imazhin tim dhe të familjes time duke përdorur maqinerinë e tyre propagandistike dhe situatave të inskenuara nga vetë ata.
ps. për të gjithë ata që pa bazë ligjore sajuan lajme të këtilla, duke implikuar me çdo kusht emrin tim me qëllim ta dëmtojnë imazhin tim, do të ngritet aktpadi”, ka shkruar Sejdiu.

Baby Boo