‘Mami jam nën rrënoja, më shpëtoni’, i riu filmon veten teksa ishte poshtë ndërtesës në Turqi (Video)


Ekipet e shpëtimit po vijojnë ende kërkimet në ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti në Turqi. Ndërkohë, video të shumta të publikuara nga qytetarë të ndryshëm, tregojnë dëmet që la pas tërmeti 6.6 ballë me epiqendër në detin Egje.

Prej mëngjesit të sotëm, është bërë virale një video, ku shfaqet një i ri, i cili kishte filmuar veten nën rrënoja teksa priste ekipet e shpëtimit.

Deri tani numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që ra të premten në detin Egje ka shkuar në 91, ndërsa numri i të plagosurve është 994.

Baby Boo