Beniada surprizohet nga familjarët, por cila ishte kërkesa e veçantë e mamasë së saj?


Një ndër konkurrentet më të përfolura deri tani por dhe më të dashura për publikun është padyshim Beniada.

E karakterizuar ngë një sens humori dhe me shqipen e saj me theks italian, ajo ka arritur të vjedhë zemrat e të gjithëve në shtëpi dhe jo vetëm.Beniada ishte gjithashtu një ndër banoret e vetme që nuk kishte marrë një surprizë apo takim me familjen deri më tani.

Por, sonte ishte nata e saj.Ajo mori një mesazh nga nëna e saj i cili e emocionoi atë pafund. Ndër të tjera ajo shtroi një kërkesë speciale për Beniadën, një djalë nga Shqipëria.”Po si nuk na gjete ndonjë djalë shqiptar?”, u shpreh ajo.

Por jo vetëm kaq, pasi sapo Beniada doli në oborr, takoi më në fund dy më të dashurit e saj, mamanë dhe vëllain, duke kaluar kështu emocione shumë të forta.

Baby Boo