Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1.489 teste të kryera janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 10 vetëm në Shkup.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 103 pacientë.

Fatkeqësisht betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 155.071 raste, prej të cilëve 147.043 janë shëruar, kurse 5.342 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 2.686 raste aktive me COVID-19.

Baby Boo