Bekteshi në mbledhje të Këshillit Ministror të Komunitetit Energjetik në Beograd


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të marrë pjesë në mbledhjen e 19-të të Këshillit Ministror të Komunitetit Energjetik që do të mbahet në Beograd, Republika e Serbisë, e cila është kryesuese me Komunitetin Energjetik për vitin 2021.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Komunitetit Energjetik do të diskutohen disa tema nga fusha e energjetikës, të cilat mbulohen nga Traktati i themelimit të Komunitetit Energjetik, duke përfshirë statusin e zbatimit të Marrëveshjes në fushat e energjisë elektrike, gazit natyror, burimeve të rinovueshme të energjisë, klima, efikasiteti energjetik, mjedisi jetësor. Në mbledhje do të votohet edhe emërimi i Drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit Energjetik.

Baby Boo