Bekteshi: Fillojmë lidhjen me Shqipërinë


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në ngjarjen e shënimit të fillimit të ndërtimit të interkonektorit energjetik Manastir – Elbasan, ka deklaruar se kjo shënon edhe fillimin e lidhjes energjetike me Shqipërinë.
“Ky është një nga investimet e rëndësishme për mua si ministër e Ekonomisë dhe besoj edhe për tërë Qeverinë, duke e pasur parasysh se fillojmë edhe lidhjen me Shqipërinë”, tha Bekteshi.

Ka vlerësuar se ky interkonektor, ka për qëllim edhe rritjen e konkurrencës në vend dhe rajon për investim në ekonominë energjetike.
Ka bërë të ditur, se është në kuadër të Strategjisë energjetike të miratuar nga Qeveria, e cila parasheh ndërtim të rrjeteve të reja të energjisë së ripërtëritshme.

Baby Boo