Pas Kroacisë, zbulohet një dron misterioz në Rumani


Një dron misterioz është zbuluar në Rumani. Ende nuk është përcaktuar origjina e dronit si dhe pronari i tij. Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat në të cilat ajo ka fluturuar dhe për të identifikuar atë që e menaxhon- thanë prokurorët e rrethit të Cluj, dhe raporton AP.
Rumania shtrëngon masat anti-covid, vendos deri në 500 euro gjobë për maskat
Policia e qarkut Bistrica-Nasaud tha për agjencinë amerikane se droni u gjet nga një i ri në një fushë pranë shtëpisë së tij.

Mbrëmjen e së enjtes, një dron i prodhimit sovjetik u rrëzua në një fushë pranë Shtëpisë së Studentëve në Zagreb pranë Shtëpisë Studentore, pasi fluturoi mbi Rumani dhe Hungari dhe me atë rast u dëmtuan 40 makina, por askush nuk u lëndua.

Baby Boo