Banka Eurostandard – Si erdhi deri te falimentimi?

Bankën Eurostandard me qëllim e çoi ne falimentim qeverisja e atëhershme teknike e Oliver Spasovskit. Kështu akuzoi pronari i bankës, Trifun Kostovski në një konferencë për media bashkë me ekspertë nga Sllovenia dhe Kroacia. Ai akuzoi se paratë që janë tërhequr nga banka si kredi të pasigurta, më së shumti kanë shkuar për kompanitë nga Strumica, afër LSDM-së. Kostovski vlerëson se gjithçka ndodhi kur Qeveria nisi bashkëpunimin me Bankën Komerciale, bashkëpunim ky që sipas tij që u inicua nga Banka Popullore.

Baby Boo

“Banka Popullore e bëri thikën pas shpine pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pa qeveri të formuar, pa formim të kuvendit. Segmenti i dytë i cili tregon se ky plan ka qenë i planifikuar nga qeveria teknike e udhëhequr nga Oliver Spasovski, me dy dekrete me ligjin në fuqi, e para e publikuar më 24 shkurt 2020 thotë se persona juridik nuk mund të dërgohen në falimentim minimum 3 muaj pas mbarimit të situatës së jashtëzakonshme”- deklaroi Trifun Kosotovski-Pronar i bankës Eurostandart.

Eksperti Drago Kos thotë se ka ekzistuar dhe ekziston një zinxhirë në këtë hulumtim që është Banka Popullore dhe Banka Komerciale, për këtë skemë askush nuk është interesuar në shtet që ta hulumtoj thotë ai.

“Qeveria juaj kjo e tanishmja dhe ajo e kaluara nuk u ka interesuar që të bëjnë hulumtime për këtë skemë ilegale të financimit. Nuk dihet se kush ka bërë vlerësimin për kreditë bankare, në një shtet normal e bënë shteti, prandaj askush nuk do që ta hulumtoj këtë skemë”- tha Drago Kos –Ekspert. Njëra nga ekspertët e cila është marr me hulumtimin thotë se është interesant fakti se si një bankë mund të vijë deri në një mashtrim të këtillë.

“Në këtë rast banka ka qenë ajo që ka iniciuar këtë skemë ka iniciuar këtë kreditim. Ka transferuar para në atë firmë dhe në disa kompani të tjera. Mënyra se si është bërë kjo me kompani ndërtimi, në atë moment në vitin 2004 ka qenë me prosperitet, ka ndërtuar banesa”- pohoi Irena Francekovic –Eksperte.

I pyetur nëse kishte dijeni se konkretisht ku kanë përfunduar paratë që janë marrë si kredi të pasigurta, ai tha se shumica e tyre kanë përfunduar në ndërmarrjet e Strumicës, kompanitë e biznesmenit të njohur nga Strumica Risto Krmzov, por Kostovski tha se nuk ka pasur asnjë lidhje me të.