Përplasje mes trenit dhe traktorit


Një traktor është përplasur në një tren, që ka qarkulluar në relacionin Shkup-Koçani. Fatkeqësia ka ndodhur në afërsi të Stacionit hekurudhor – Shtip.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova informoi se fatkeqësia ka ndodhur dje, ndërsa komunikacioni hekurudhor ka qenë në ndërprerje disa orë.

V.A. (61) nga Shtipi e ka drejtuar traktorin. Për fat të mirë, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar. Ekspertizë në vendin e fatkeqësisë ka kryer një ekip i SPB-Shtip.

Baby Boo