39-vjeçari nga Poroji i Tetovës sulmohet fizikisht në Gostivar, kërkon ndihmë mjekësore

Më datë 17.08.2024, në ora 04:30, në SPB- Tetovë, nga Qendra Urgjente e Tetovës, është raportuar se B.A (39) nga fshati Poroj, i Tetovës, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit, ai është sulmuar fizikisht në Gostivar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.