Arriti edhe sasia e fundit e terminaleve, gati për votim me shenja gishtash (FOTO)


Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ka arritur edhe sasia e fundit e terminaleve që do të shfrytëzohen për votim me shenja gishtash.

Ky lloj votimi do të realizohet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor dhe votuesit do të mund të identifikohen përmes shenjave të gishtërinjve, transmeton TV21.

Si do të votohet më 17 tetor?

Ditë më parë u realizua edhe simulimi i këtij votimi dhe u bë e ditur se aparatet elektronike posedojnë të dhënat e votuesve.

Së pari votuesi i dezinfekton duart, e dorëzon letërnjoftimin apo pasaportën anëtarit të këshillit zgjedhor e pastaj heq maskën disa sekonda për tu identifikuar. Pastaj, gishtin tregues e vendos në terminalin për identifikim. Këshilli zgjedhor do të konstatojë se votuesi ka dëshmuar identitetin e tij dhe ka përcaktuar se nuk ka votuar paraprakisht dhe se gjurma e gishtit të tij përputhet me shenjën e gishtit të listës elektronike. Në monitorin e pajisjes do të shfaqen të dhënat nga lista e zgjedhësve të atij votuesi.

Nëse votuesi nuk ka votuar paraprakisht, informacionet shfaqen me ngjyrë të gjelbër. Nëse pajisja nuk mund të gjejë përputhje të gjurmëve të gishtërinjve, sinjalizon me ngjyrë të verdhë. Votuesi pastaj nënshkruhet në listën e zgjedhësve dhe në fund e merr fletën e votimit dhe e kryen obligimin e tij qytetar.

Baby Boo