Arrestohet Millan Radojçiq


Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, Milan Radojiçiq u arrestua sot.

Sipas njoftimit të MPB-së në Serbi ai është ndaluar për 48 orë.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai me kallëzim penal është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd”, thuhet në njoftim.

Milan Radojiçiq ishte në krye të sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kishte publikuar pamjet ku shihej në krye të grupit kryekrimineli serb.

Baby Boo