“Më mirë për Tetovën” u “shkri”. Nuk do të ketë më këshilltarë!


Lëvizja Qytetare “Më mirë për Tetovën” nuk do të jetë e përfaqësuar në përbërjen e ardhëshme të Këshillit Komunal në Tetovë. Kjo iniciativë qytetare arriti të marrë vetëm 761 vota, vota të pamjaftueshme për tu konvertuar në mandat këshilltari.

Mandatin e kaluar, Grupi i Zgjedhësve Elmedina Abdullai i njohur ndryshe si Lëvizja Qytetare “Më mirë për Tetovën” përfaqësohej me 2 këshilltarë.

Ndryshe, në përbërjen e re Lëvizja Besa do të ketë 12 Këshilltarë, BDI 11, VMRO-DPMNE 4, LSDM 2 dhe nga një Alternativa dhe PDSH.

Në zgjedhjet e 20 Gushtit për Këshillin Komunal në Tetovë, Lëvizja Besa grumbulloi 9620 vota kundrejt BDI me 8702, njofton Flaka duke u thirrur në rezultatet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ.

Parti e tretë më e votuar pason VMRO-DPMNE me 3332, pastaj LSDM me 1953, Alternativa me 1118, PDSH 1058, Aleanca për Shqiptarët me 777, Grupi i Zgjedhësve Elmedina Abdullai me 761, Levica me 646, PDT 334, PERR me 371, Grupi i Zgjedhësve Agon Zaimi me 206, si dhe Integra me 161 vota.

Baby Boo