Arrestohet 27-vjeçari nga Kavardari, gjatë kontrollit i gjendet ekstazi, marihuanë, kokainë dhe para


Me datë 01.08.2024 në ora 16:15, zyrtarë policorë nga DPB-Kavadar e kanë privuar nga liria O.N.(27) nga Kavadari, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 75 tableta ekstazi, lëndë pluhuri e bardhë dhe para. Pas një urdhri të lëshuar më parë nga Gjykata Themelore e Kavadarit, zyrtarë policorë për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve nga Kavadari kanë bastisur edhe shtëpinë e tij, gjatë së cilës është gjetur marihuana. O.N. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Baby Boo