Tha se kishte të dashur, por i ati e “tradhtoi”: Ja strategjia e Kristit për të mbajtur Kejvinën larg pasi modelja e “ftoi” për


Modelja Kejvina Kthella është ndër banoret më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother”. Duket se menjëherë ajo ka fituar vëmendjen e publikut, por edhe të banorëve të tjerë.

Por, duket se interesi i modeles është pikërisht për Kristin. Kujtojmë se djali i Robert Aliajt ka deklaruar se jashtë ka një lidhje dhe një person që e pret, ndaj edhe zgjedh të qëndrojë sa më larg femrave.

Por, duket se Kejvina është e vendosur ta bëjë për vete. Modelja ka shkaktuar humor me veprimin e saj të fundit brenda shtëpisë së BBV kur i ka hyrë në shtrat gjatë natës Kristi Aliajt. Ajo ishte në përpjekje për t’i bërë një lojë, por pasi pa që nuk e kishte arrirë qëllimin e saj, tha që Kristi nuk ia vlen.

“Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”. Teksa drejtohet nga dhoma dhe thotë më pas “s’ia vlen ky moj të thashë”.

Megjithatë, Kejvina duket e vendosur për të fjetur me Krist Aliajn në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Gjatë gjithë kohës, ajo ka vijuar me ngacmime ndaj Kristit.

“O do fle me ty sonte, o ti nuk do flesh fare, o do flemë bashkë, ose do rrimë zgjuar”, tha modelja.

Nga ana tjetër, Kristi iu përgjigj ftohtë kësaj ftese: “Po mirë, nuk po fle fare!”. Ajo që duket si lojë brenda shtëpisë, jashtë perceptohet se në fakt modelja e pëlqen Kristin dhe ka nisur ta joshë atë.

Ndërkaq, modelja nuk i ka ndalur edhe provokimet e drejtpërdrejta ndaj tij “Dua edhe salsiçe…”, tha Kejvina gjatë bisedës me banorët, batutë që ka shkaktuar shumë të qeshura mes tyre.

Duket se gjithë kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e babait të Kristit, artistit, Robert Aliaj.

Baby Boo