Ahmeti: Statusi i shqiptarëve ka ndryshuar, por kemi ende punë për të bërë


Në ditën historike të shënimit të përvjetorit të 21-të të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një prononcim ekskluziv ka folur për të arriturat e kësaj marrëveshje. Ai ka thënë se është më veç e konfirmuar se 21 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore, statusi i shqiptarëve është ndryshuar

“Në RMV, ka ndryshuar statusi politik dhe juridik i shqiptarëve. Është një e arritur jashtëzakonisht e madhe. Por kjo, nuk do të thotë se duhet të kënaqemi me gjithë këtë që është arrit deri më tani, sepse ka edhe shumë punë për të bërë”, deklaroi Ahmeti. Shtoi se shqiptarët janë popull shtetëformues dhe që gëzojnë të drejtën e gjuhës, flamurit, shkollimit dhe përfaqësimit të drejtë e shumë punëve tjera.

“Me përfaqësim të drejtë në administratën publike, shtetërore, me përfaqësim të drejtë në polici dhe ushtri. Të bëjmë një krahasim, para dhe pas 2001-shit, me marrëveshjen e Ohrti, nga 150-të polic, sot ke mbi 2300 polic, në strukturat e shtetit. Të bëjmë një krahasim, para 2001-shit dhe pas M.O, nga 65 oficerë, sot janë mbi 2 mijë oficera dhe nën oficera”, pohoi Ahmeti.

Duke numëruar të arriturat, Ahmeti thotë se dikur shqiptarë në administratë kishte vetëm 3% kurse deklaron se sotë në të njëjtën shqiptarët përfaqësohen me mbi 20%, ku shton se është duke u punuar që përfaqësimi i shqiptarëve në institucione të rritet.

“Ka shumë dikastere ku shqiptarët kanë edhe mungesa kadrovike, edhe pse ne thomi se skemi mungesa por, unë e dijë dhe ballafaqohem me të vërtetën sepse ka gjëra të cilat janë defiçitare për ne shqiptarët, sepse kemi pasë mungesë të arsimit të duhur për dikastere të ndryshme, por gjërat po ecin në drejtim të mirë dhe s’duhet të ndalemi këtu”, deklaroi Ahmeti. Duke folur për integrimin në NATO dhe BE, Ahmeti tha se të njëjtat kanë qenë edhe synime të Marrëveshjes së Ohrit. Shtoi se nga synimet tjera që janë arritur në këtë 21 vjetorë është edhe zhvimi ekonomik.

“Jemi vend anëtarë i NATO-s, tani kemi hapur edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i plotë në BE do të varet kryesisht nga ne se si do i bëjmë detyrat e shtëpisë. Një nga detyrat e drejtëpërdrejta dhe më të rëndësishme është reforma në gjyqësi, reforma në arsim, reformat në shëndetësi, të jemi të përkushtuar në drejtim të vetingut. Këto janë disa nga detyrat kryesore. Unë jamë shumë i bindur, poqëse i kryejmë detyrat tona me sukses, brenda një periudhe jo edhe të largët, brenda pesë vitesh, mos të bëhem optimist i tepruar, por ne mund të jemi anëtarë në Bashkimin Evropian, nëse me përkushtim i kryejmë detyrat. BE-ja nuk kërkon diçka që ne nuk mund ta bëjmë”, tha Ahmeti. Pohon se Bashkimi Evropian nuk kërkon diçka që dëmton ose është në dëm të Maqedonisë, por tha se BE-ja kërkon standarde të cilat forcojnë vendin tonë.

“Kërkon diçka që e forcon vendin tonë në luftë të pakompromis me krimin, korrupsionin dhe administratë publike, shtetërore funskionale”, deklaroi ai. Në vazhdën e intervistës, Ahmeti uroi të gjithë qytetarët e RMV-së këtë përvjetorë shumë të rëndësishëm të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe tha se e njëjta nuk u ka sjellë të mira vetëm shqiptarëve, port ë mirat e marrëveshjes në fjalë I gëzojnë edhe komuniteti turk, boshnjak po edhe të gjitha komunitetet tjera në RMV. /indeks.mk/

Baby Boo