Arjan Konomi flet i përlotur për lidhjen e Teas me Beartin: Ju flas me ndershmëri!


Ndërkohë që lajmi i lidhjes së fshehtë të Teas dhe Beartit mori dhenë, shumë konkurentë të përputhen reagun me habi të madhe. Elvisi, Arbri,Sindi dhe shumë të tjerë janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të lojës së Andit, Teas dhe produksionit. I fundit që ka folur në lidhje për këtë ka qënë pikërisht opinionisti kryesor i emisionit, Arjan Konomi. Ai dhe pjesëtarë të tjerë të produksionit janë akuzuar se kanë fshehur të vërtetën dhe kanë luajtur me publikun. Si duket akuza të tilla e kanë prekur opinionistin. Arjan Konomi tha se nuk ka qenë aspak në dijeni të kësaj historie dhe se është po aq i shokuar sa publiku. Në një video që ka postuar në rrjetet sociale opinionisti është shprehur mes lotësh:

“Ajo që ndjej, fillimisht si detyrë për veten time dhe për ndershmërinë time dhe për atë që jam unë, është një gjë shumë e rëndësishme që dua të them. Unë nuk kam pasur absolutisht as dijeninë më të vogël, as dyshimin minimal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë, që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë dyshime për pëlqime, në momente të caktuara që tani i takojnë 3-4 muaj më parë. Por përveç atyre dyshimeve për pëlqim dhe një tërheqje reciproke, kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijenie deri në momentin që do ishte Prime, kur Tea dhe Andi do largoheshin nga ai emision. Këtë e them me ndershmërinë më të madhe në radhë të parë tek ata që kanë besuar tek fjala ime dhe personi im.” /S.F.-dritare.net

Baby Boo