Anëtarët e KSHZ-së do të emërohen deri në fund të javës


Kryeministri Zoran Zaev sot nga Prilepi tha se deri në fund të kësaj jave Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime do të emërojë anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Zaev shtoi se LSDM dhe BDI kanë caktuar se cilët do të jenë anëtarët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që dëgjova dje, derisa ishte seanca për deptetët, është se presim vendimin e OBRM-PDUKM-së. LSDM dhe BDI kanë konfirmuar anëtarët e tyre. Këtë e ka bërë edhe partia e vogël opoztare dhe siç më kanë informuar koordinatorët e grupit të deputetëve, kjo do të përfundojë”, tha Zaev.

Përndryshe, pas skandalit të anëtarëve të larguar të KSHZ-së, të cilët u zbulua se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, Komisioni për Zgjedhjet është pa anëtarë.

Baby Boo