Filipçe: Nga tubimet familjare filloi vala e dytë e pandemisë


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë emisionit 360 gradë në pyetjen rreth masave të reja të paralajëmruar, pikërishtë asaj lidhur me numrin e mysafirëve, u shpreh mes tjerash se nga tubimet familjare filloi vala e dytë e pandemisë.
Masat që tani doni t’i zbatoni duket se janë të vështira t’i kontrolloni, posaçërisht masat lidhur me grupimet e njerëzve nëpër shtëpi. Si do të kontrollohet kjo?

“Jemi të vetëdijshëm për këtë. Jemi të vetëdijshëm se vështirë kontrollohet sa mysafir të vijnë në shtëpi, dhe nëse do të organizohen festa, tani vjen periudha e festave. Por, njëkohësisht jemi të vetëdijshëm se pikërisht këto janë faktorët e rrezikut, nga tubimet familjare filloi vala e dytë. Nëse nuk zbatohet masa, atëherë çfarë të mire ka nga ajo? Nga fillimi i krizës tregojmë, dhe jemi të vetëdijshëm se nuk munden stafi mjekësor, as sistemi i shëndetësisë nuk munden vetë të luftojnë me këtë krizë.

Këtu janë të gjithë, edhe institucionet që e kontrollojnë dhe sanksionojnë këtë, por para së gjithash me nivelin e vetëdijes se kjo është krizë, ku edhe atë vetë ata mund të kontribuojnë. Kujdes, nuk ka transferim të virusit atje ku masat parandaluese respektohen, nuk ka vatra ku njerëzit janë me maska, apo mbajnë distancë. Atje ku nuk respektohen masat, atje janë problemet. Prandaj tentojmë ta kapim çdo segment të funksionimit dhe jetesës, në të cilin ka rrezik, që masat tashmë të shkruara nuk respektohen, ose rekomandojmë masa të reja, që të shmangen grupimet, njerëz që nuk mbajnë maska, sepse vetëm ashtu ne mund të merremi me këtë krizë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Baby Boo