Alarm për bombë në Paris, evakuohet godina e Ministrisë së Financave


Me dhjetëra persona janë evakuuar pasditen e së enjtes nga godina e Ministrisë së Financave në Paris, pas një alarmi për bombë.

Lajmi është raportuar nga BFMTV. Më shumë se 20 persona janë evakuuar nga godina pas dyshimeve për bombë. “Aktualisht jemi duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme për situata të tillë”, ka bërë të ditur një burim nga policia për median franceze.

Godina ndodhet në lagjen Bercy të kryeqytetit francez, ndërsa në vendngjarje janë dërguar edhe qentë për të kërkuar për bombën.

Baby Boo